Home KRYESORE PhD, Diola Dosti-Baftiu, nutricionistja e mirenjohur flet per vlerat e Kripes Roze...

PhD, Diola Dosti-Baftiu, nutricionistja e mirenjohur flet per vlerat e Kripes Roze te Himalajes tek Neranxi Show ne News 24.

Pse duhet të përdorim kripë roze himalaje?!

Kripa është esenciale për jetën, ne nuk mund të jetojmë pa të. Megjithatë duhet të konsumojmë kripë të shëndetshme.

Nëse doni që organizmi juaj të funksionojë si duhet, ju duhet një kripë e kompletuar me të gjitha elementët natyrorë. Fatkeqësisht kripa që përdorim ne sot për gatim etj., nuk ka asgjë të përbashkët me kripën natyrale.
Kripa e zakonshme përmban 97.5% klorid sodium dhe 2.5% kimikate dhe jod.

Kripa e himalajës është e pastër dhe ka përmbajtje të lartë kristalesh dhe hekuri.

Kripa e himalajës përdoret nga shefat e kuzhinës, në SPA, ekspertët e shëndetit dhe individët të cilët ia njohin vlerat. Kjo kripë e quajtur ndryshe si kripa rozë përdoret edhe në kuzhinë njësoj si kripa e gjellës. Ajo përdoret kryesisht për stimulimin e qarkullimit, relaksuar trupin, ulur tensionin e lartë të gjakut, relaksimin e muskujve si dhe për eleminimin e helmeve nga trupi.

Kripa e himalajës përmban mbi 84 minerale.

Konsumi i rregullt i kësaj kripe ofron mineralet thelbësore, ekuilibron elektrolitet, mbështet përthithjen e ushqyesve, eleminon toksinat, balancon pehashin e trupit, normalizon tensionin e gjakut dhe fuqizon muskujt. Mendohet se kjo kripë lehtëson simptomat e artritit, psoriazës, herpesit dhe simptomat e gripit dhe etheve.

Historia e kripës rozë

Kripa e himalajës u formua para mbi 250 milionë vite më parë. Ajo është përdorur historikisht për ruajtjen e peshkut dhe mishit gjatë vitit.

Kjo kripë mblidhet nga minierat me dorë sipas traditës milionavjeçare, pa përdorimin e asnjë pajisjeje mekanike. Pasi mblidhet me dorë, ajo shtypet, pastrohet dhe lihet të thahet në diell.

Kjo kripë e ka origjinën nga Azia, konkretisht në Kinë, Nepal, Mianmar, Pakistan, Butan, Afganistan, dhe Indi.

Pse kjo kripë ka ngjyrë rozë?

Ngjyra rozë tek kjo kripë vjen si pasojë e përmbajtjes së lartë të mineraleve, veçanërisht hekurit.

Dhe janë pikërisht mineralet tek kjo kripë që mund të:

Balancojnë elektrolitet
Rregullojnë përmbajtjes ujore brenda dhe jashtë qelizave
Ekuilibrojnë pH (alkaline/acid)
Eleminojnë problemet me muskujt
Forcojnë kockat
Ulin tensionin e gjakut
Ndihmojnë zorrët të përthithin vlerat ushqyese
Eleminojnë toksinat

Po ashtu mendohet se kjo kripë mbështet libido-n, redukton shenjat e plakjes dhe detoksifikon trupin nga metalet e rënda.

Kripa rozë vs kripës së detit

Kripa e rafinuar që gjendet sot në treg është jo vetëm e zhveshur nga të gjitha mineralet e saj, përveç sodiumit dhe kloridit, por është e pastruar dhe e zbardhur kimikisht, po ashtu e tharë në temperatura shumë të larta, ndërkohë që kripa e himalajës thahet në diell.

Jodi që i shtohet kripës së detit është sintetik, gjë që e vështirëson tretjen nga trupi ynë.
Kristalet e kripës normale janë totalisht të izoluara nga njëra-tjetra dhe për t’i metabolizuar ato, trupit tonë i duhet të sakrifikojë shumë energji.

Për çdo gram kripë deti, për të cilin trupi nuk arrin dot ta eleminojë, ai përdor 23 herë më shumë sasinë e ujit qelizor për neutraliyimin e kripës. Të konsumosh kripë deti për një kohë të gjatë shkakton:

Celulit
Reumatizëm, artrit
Gurë në veshka

Po atëherë pse ende shumica e njerëzve përdorin kripë normale?

Sepse mbi 90% e kripës në botë përdoret drejtpërdrejt për qëllime industriale. Në shumicën e produkteve të gatshme, konservave etj, do të habiteni se sa shumë kripë gjelle ka në to.

Për qëllime komerciale, për kripën që shitet sot në treg ka shumë reklama për të bindur përdoruesit se kjo kripë është e shëndetshme, në një kohë kur ajo përmban jod toksik dhe fluor. Po ashtu kjo kripë mund të përmbajë mërkur etj.

Ndërkohë, kripa e himalajës pra është e pastër dhe mbi të gjitha ka energji.
Në mikroskop, kristalet e kripës rozë, kanë një strukturë perfekte dhe janë imune ndaj fushave elektromagnetike.

Pra përdorni kripë himalaje për një shëndet më të mirë, për më shumë energji në jetën tuaj dhe për muskuj e lëkurë të shëndetshme.

Kripe Himalaje gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi Organic Market./www.neranxi.al

Share: