Home KRYESORE Do të trafikonte 30-vjeçaren për prostitucion, ndalohet 40-vjeçari

Do të trafikonte 30-vjeçaren për prostitucion, ndalohet 40-vjeçari

Policia ka mundur të vërë në pranga 40-vjeçarin me iniciale E.Ç në aeroportin e Rinasit  pasi tentoi të trafkoi drejt Italisë një 30-vjeçare për qëllimet prostitucioni.

Arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit u bë pasi gruaja, e cila po intervistohej në aeroport nga oficerët e kufirit ngjalli dyshime në ato çfarë po deklaratonte.

Për shkak të dyshimeve të Agjentëve të Policisë Kufitare të Rinasit rreth vizitës së saj në Itali 30-vjeçares iu  bllokua pasaporta.

Sipas njoftimit të policisë, ndërkohë që 30-vjeçarja u pengua që të kalonte, 40-vjeçari, i cili qëndronte në distancë dhe e  shoqëronte atë ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është ndaluar nga forcat blu.

Gjithashtu në vijim të hetimeve janë indentifikuar dhe shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë  me iniciale A. Ç., R. Xh., dhe K. Q, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sipas hetimeve 30-vjeçari dhe 3 personat e tjerë e shpallur në kërkim, përmes dhunës kishin detyruar gruan  të  prostituonte në Itali.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për trafikim të femrave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Rinasit finalizoi me suksese operacionin policor të koduar “RETURN”. Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të femrave nëpërmjet aeroportit të Rinasit me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në vendet e BE-së, është zhvilluar dhe finalizuar një tjetër operacion i koduar “Return”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: – E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë intervistimit të një 30-vjeçareje nga Fieri kanë dyshuar në thëniet e saj për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Si rezulat i hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i këtij rasti kriminal, si dhe kapja e arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., i cili do shoqëronte 30-vjeçaren drejt Italisë. Shtetasi E. Ç., në momentin që ka parë bllokimin e 30-vjeçares ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e tre shtetasve A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar në bashkëpunim me shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e djeshme kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroporit të Rinasit./opinion.al

Share: