Home KRYESORE Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Doganave

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ka dhënë dorëheqjen. Pas 7 muajsh në krye të doganave Gjokutaj është tërhequr për arsye ende të panjohura.

Mësohet se në krye të institucionit është vendosur zëvendësdrejtori Gjon Bardhi.

Në momentin e marrjes së detyrës, Gjokutaj u shpreh ambicioz për arritjet e Doganave nën drejtimin e tij port ë dhënat e 9 mujorit të treguesve fiskalë tregojnë se ka një mosrealizim prej 4% të planit të Doganave, në një vlerë prej gati 5 miliardë lekë.

Largimi i tij nga detyra vjen në një periudhë kur Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në dogana dhe jo më larg se 2 ditë më parë në Doganën e Tiranës u shoqëruan 7 persona. /Opinion.al

Share: