Home KRYESORE Klos/ Flet motra e vëllezërve të vrarë: Iu thashë mos u zini...

Klos/ Flet motra e vëllezërve të vrarë: Iu thashë mos u zini për gardhin

Ditën e djeshme një krim i trefishtë tronditi Shqipërinë, ku Sali Dakuci vrau me armë zjarri vëllain e tij, Kujtim Dakuci dhe nipin dhe më pas veten.

Krimi ndodhi në fashtin Xibër, ndërsa konflikti kishte nisur për një një gardh që ndante dy banesat e vëllezërve Dakuci.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur motra e viktimave, e cila ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes se si iu vranë dy vëllezërit dhe nipi i saj në pak minuta.

Motra e viktimave, e cila jeton në Durrës kishte shkuar në fshatin e lindjes pasi babi i tyre 85-vjeçar ishte sëmurë. Ajo tregon se në momentin e sherrit kishte shkuar dhe u kishte thënë që të mos konfliktoheshin për një gradh, por të shkonin në shtëpi pasi babai i tyre ishte i sëmurë.

“Erdha për vizitë në Xibër se kemi babain sëmurë. I dëgjova të dy vëllezërit duke qarë dhe dola jashtë e u thash; Mos u zini për gardhin, por eja shihni babain se është sëmurë. Duke u ngjitur nëpër shkallë (banesa e vjetër dy-katëshe), pasi ecja me ngadalë se kam sëmurë këmbën, dëgjova një krisë arme. Pash nga sipër Kujtimin të shtrirë përtokë. Më pas djali i Kujtimit, nipi im, iu sul Saliut duke thënë; “ça bërë”. Dhe më pas dëgjova krismën tjetër…e pash nipin që u shtri përtokë. Më pas Saliu u largua nga banesa dhe u fut në një parcelë më misër dhe më pas kur nja 20 minutash dëgjova një tjetër krismë brenda tek banesa e tij (një kuzhinë e vjetër). Kur shkuam aty bashkë me gruan e Saliut, e pamë atë përtokë të mbuluar në gjak dhe pa shenja jete. Kishte qëlluar veten me plumb në kokë”, rrëfehet motra e dy viktimave./ Opinion.al E.Xh.

Share: