Home KRYESORE Lidhja e “Shengenit” Rama-Vucic me Eurazian po kristalizohet fluturimthi.

Lidhja e “Shengenit” Rama-Vucic me Eurazian po kristalizohet fluturimthi.

Nga Tritan Shehu


Ngjarjet po evoluojne realisht me shpejt nga sa e kisha menduar; perfaqesuesi i Rusise prane BE i ben ftese Shqiperise e Maqedonise se Veriut per tu bere pjese e Unionit Eurazian te kontrolluar nga Moska.

Ne vigjiljen e “JO”-se se BE ndaj nesh, me inisiativen e Vucic e bashkeautor Ramen, se bashku me Zaev firmosen aktin e krjimit te “Shengenit” ballkanik, alias “Jugosllavia e Re”, kete here kjo me e vogel se origjinalja, por perseri me Kosoven nen “hije”.

Me date 25 tetor Serbia firmosi Traktatin me Unionin Eurazian te kontrolluar krejtesisht nga Rusia, duke tentuar ta ktheje keshtu ate “Shengen” ne nje zgjatim rus ne Ballkanin Perendimor.

Pa kaluar as 5 dite perfaqesuesi i Rusise zbulon “kartat” duke i bere thirje Shqiperise e Maqedonise se Veriut qe te ndjekin edhe formalisht shembullin e Serbise drejt Unionit Euroazian.

Koicidence nuk mund te jete qe i gjithe ky mekanizem i ndertuar per te larguar Shqiperine e Rajonin nga Perendimi e famijla europiane, vihet ne levizje keshtu ne pak dite e mire i dirigjuar.

“Rezolutat” foshnjarake te “Parlamentit” per tju kundervene rrezikut elektoral rus e as retorikat shterpe nuk mund te maskojne keto veprime e hapa konkrete te Rames e Co, qe mund te na cojne ne katastrofa historike.

Share: