Home KRYESORE Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme! Zaev: Jemi përgjegjës!

Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme! Zaev: Jemi përgjegjës!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një konferencë për mediat paraditen e së shtunës, ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Para dy dite Brukseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”, deklaroi Zoran Zaev.

Duhet më shumë të vazhdojmë me reformat pasi, aspiratat tona për BE nuk janë vetëm për tu anëtarësuar ne duhet të sjellim Evropën tek qytetarët . Nëse jemi të mençur do të iu tregojmë të gjithëve se kështu të demotivuar do të vazhdojmë me reformat. Sepse vetëm kështu qytetarët do të ndjejnë Evropën. Marrëveshja e Prespës gjithsesi duhet të vazhdoj të implementohet. Këtu do të bëhet si Evropë dhe këtë duhet ta vazhdojmë”-tha mes tjerash Zaev.

Nga ana tjetër partia opozitare në Maqedoninw e Veriut, VMRO-DPMNE-ja kërkon që kryeministri Zoran Zaev menjëherë të japë dorëheqje të parevokueshme.

Mjaft me gënjeshtra, mjaft me manipulime, Zoran Zaev duhet menjëherë të jep dorëheqje. Evropa i ka thënë jo krimit, korrupsionit dhe zhvatjes, ndërsa qytetarët janë viktimë e Zoran Zaevit. Kjo disfatë është e Zoran Zaevit dhe politikave të LSDM-së, jo edhe e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Populli ynë jeton me vështirësi, mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, krimi mbretëron në Maqedoni. Heqja dorë nga emri, identiteti, gjuha dhe historia nuk janë vlera evropiane, dhe se nevojiten reforma, të cilat VMRO-DPMNE-ja do t’i propozojë periudhën e ardhshme”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Këmbëngulja e Francës, përkundrejt shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, bëri që Këshilli Europian të mos dalë me një vendim për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për këtë temë vendet anëtare pritet të diskutojnë para samitit të Zagrebit, në maj të vitit të ardhshëm, por pa përcaktuar asgjë të qartë./ Opinion.al

Share: