Mëngjesin e sotëm është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste, e cila drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë, mësohet se në këtë mbledhje është diskutuar për zgjedhjet e brendshme në parti, ndërsa më 16 nëntor do të votohet për kryetarët e rinj të partisë në të 61 bashkitë e vendit.
Zgjedhjet të cilat priten të zhvillohen së shpejti do të kenë të njëtin parim, një anëtar një votë. Po ashtu, bëhet me dije se do të votohet dhe për delegatët e Kongresit që pritet të mbahet në fillim të vitit 2020./ Opinion.al E.Xh.