Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me mos hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian.
Meta është shprehur gjatë një interviste televizive se e gjithë përgjegjësia bie mbi qeverinë. Po ashtu, ai ka shtuar se do të ishte naive të prisnim dorëheqjen e kryeministrit, që po të kishte treguar 1% të përgjegjshmërisë së homologut maqedonas, sot negociatat do të ishin çelur.
Ndërkohë, për deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama, Meta i ka cilësuar ato si “një fushate demonizuese”.
PJESE NGA INTERVISTAZoti presidenti, Këshilli Europian mori vendimin për refuzimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. A ishte i pritshëm ky vendim për ju si president, pasi në një farë mënyrë e kishit parashikuar me zhvillimet që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti. Cilat do të jenë pasojat për këtë vendim për Shqipërinë, por dhe rajonin?
Besoj se qëndrimet e mija kanë qenë mjaft të qarta dhe projekte të vendosja dhe sistemike për të evituar një vendimmarrje të tillë. Duke krijuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dy palët. Në mënyrë të veçantë nga qeveria për të reflektuar me qëllim në radhë të parë të organizmit të zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse në 13 tetor. Por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shansin e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile në 18 tetor. Kam qenë i qartë për këtë çështje. Në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi premtova dhe një dekoratë. Në kushtet e vlerësimit tim një vendimmarrje pozitive për shkak të rrethanave të brendshme, të shtuara, negative, përkeqësuese. Në raport kjo të paktën me një vit më parë ishte evidente, natyrisht që një vendimmarrje pozitive do të ishte jashtë gjithë historikut si ka funksionuar vendimmarrja në BE.
Refuzimi ishte edhe për Maqedoninë e Veriut, dhe reagimi i dy kryeministrave ishte i ndryshëm. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shpallur zgjedhje të parakohshëm, ndërsa kryeministri i Shqipërisë thotë se “nuk ka ndonjë përgjegjësi dhe zgjedhjet do të jenë në vitin 2021. A prisni ju një dorëheqje të tij si një reflektim?
Nëse do të prisnim një reflektim nga kryeministri sot mendoj se do të ishim naiv. Për arsye se nëse do të kishte ndjerë 1/100 të përgjegjësisë që ka ndjerë Zaev, që për mua është viktimë dhe jo përgjegjës.
‘Viktimë’ e kujt?
‘Viktimë’ e rrethanave të caktuara. Nëse do të ndjente 1/100 të përgjegjësisë së Zaev do i kishim çelur negociatat para 1-2 vitesh (I kthehet deklaratës për kryeministrin Edi Rama). Maqedonia dhe më këtë sjellje që tregoi pas mos marrjes së negociatave, që ishte padrejtësi e madhe, tregoi se e meritonte. Sepse mënyra e sjelljes ishte shumë demokratike dhe shumë europiane. I ishte premtuar popullit se zgjidhja e emrit dhe bërja e disa reformave të tjera, bëheshin sepse ishte e sigurt edhe çelja e negociatave, përveç anëtarësimit në NATO.
Franca, apo dhe Holanda dhe disa vende të tjera në fund kushtëzuan këtë vendimmarrje për refuzimin e negociatave. Kryeministri i vendit, Zoti Rama shprehet se ‘Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e veta sipas raportit të Komisionit Europian’. Ju si president i vendit si mendoni, është një problem i joni apo i vendimmarrjes së BE?
Më vjen keq që kem vënë re një fushatë demonizuese për Francës dhe Holandën. Nuk kanë qenë as 2 apo 4 vende, por shumë vende skeptike dhe dyshuese për kapacitetet e Shqipërisë. Është e pandershme të thuash se; ‘Holanda nuk e do Shqipërinë, apo kërkon që t’i mbyllë derën’. Kjo është e pavërtetë, pasi Holanda ka 3 vjet që na parandalon. Ne kemi bërë sikur s’janë aq serioze. Janë probleme të ngritura nga qeveria dhe parlamenti holandez.
Çështja është tek gjetja e një zgjidhje. Zgjedhjet e parakohshme, lokale, parlamentare, a janë një zgjidhje? Për të kthyer legjitimitetin tek institucionet?
Mendoj se zgjidhja është e qartë. Pas asnjë diskutim që zgjidhja është. Zgjidhja për mendimin tim është tek qëndrimi që ka mbajtur Bundestagu gjerman. Po ta lexojmë me vëmendje i kemi kushtet dhe standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për çeljen e negociatave. Aty duhet të përqendrohet e gjithë klasa politike./ Opinion.al