Home KRYESORE Në Institutin Kulinar Neranxi bëhen skulptura prej çokollate nga Martin Chiffers

Në Institutin Kulinar Neranxi bëhen skulptura prej çokollate nga Martin Chiffers

Martin Chiffers është një ndër artistet krijues te shkencës së ushqimit. Shef & konsulent ëmbëlsirash e president i grupit te ëmbëlsirave ne UK, pronari i një dyqani ëmbëlsirash ne Tokio, fotograf ushqimi, grafik dizajner dhe, sipas nesh edhe skulptor i çokollatës.

Ne e takuam te Instituti Kulinar Neranxi duke shpjeguar te klasa e Master Chefave dhe kuriozitetit te degëve te Pastiçerise dhe Kuzhinës, viti i pare dhe viti i dyte, ndërsa veprohej dhe flitej për çokollatën dhe skulpturat qe bënte ky mjeshtër i pastiçerisë me çokollate.

Pastry chefi dhe konsulenti ndërkombëtare i çokollatës është rritur ne një kuzhinë me mamanë e tij si kryekuzhiniere. Interesi i tij për kuzhinën kish nisur kur me motrat e tij ne moshën 7 vjeçare ndiqte mamanë ndërsa gatuante dhe ne moshën 12 vjeçe kryekuzhinieri i familjes i dha leje të përgatiste sallatat…

Dashuria e tij për ëmbëlsirat kish lindur kur ishte në kolegj ku edhe filloi te mësoje e te krijoje ëmbëlsira duke zbuluar keshtu se kishte shumë talent për këtë zanat te cilit nuk ju nda me.

“Mua me pëlqen kreativiteti dhe ana artistike tek punimi i ëmbëlsirave dhe pëlqej dhe kiminë, kështu qe vendimi ishte shume i thjeshte pasi zbulova këtë prirje te brendshme” – thote Masteri Martin Chiffers ndersa shpjegon duke performuar me shume elegance.

Ne moshen 18 vjecare ne Londër filloi punen e parë ne Park Lane Hotel si nje shef i vogël fillestar dhe më vone Clardigas, e me pas në Hyatt Cariton Tower e pastaj kreu diplomimin e avancuar te prodhimit te pastave dhe që atehere kariera e tij njeh vetem rritje.

Master chefi Martin Chifers mendon se nuk ka gjera te veshtira nëse ti je i motivuar per te arritur dicka ndaj, u sugjeron te gjithe aspiranteve te Institutit Kulinar Neranxi te jene te motivuar dhe do jene te sukseshem si ai dhe padyshim marka e kompanise Neranxi .

Puna ne oret e mesimit ne Institutin Kulinar Neranxi

Ndersa leviz duart me elegance duke pergatitur ingredientet e cokollates dhe skicon fazanin prej 1.2 meter te larte qe po realizonte si praktike mesimore per degen e Pasticerise, duket sikur oret nuk i mjaftojne dhe shpjegon pa u lodhur e klasa e ndjek me shume vemendje.

“Don’t worry be Neranxi” – u thote nxenesve ndersa tashme ka vene re madheshtine e kesaj kompanie shqiptare ne industrine ushqimore.

Nxenesit e deges se pasticerise, por edhe ata te kuzhines e ndjekin me shume vemendje shpjegimin e tij dhe vecanerisht elegancen me te cilen ai po nderton fazanin dhe fluturen prej cokollate me permasa deri ne 1.2 meter te larta.

Konturimi i ketyre i dy figurave te perzgjedhura nga ai vete per tu realizuar ne shkollen me te madhe te kulinarise ne rajon dhe ne nje kompani me emer ne industrine ushqimore ne ballkan, si Neranxi, shoqerohet me hijeshine e e cokollates e cila tashme nuk eshte vetem e hijshme dhe shijshme, por edhe perfekte ne imitimin e ketij shpendi dhe ketij insekti te bukur.

Tek i sheh te konturuar aq bukur dhe tek ke pare sa mund i eshte dashur mjeshtrit per ti realizuar ato, por edhe vemendjes se kalasave per te ndjekur mjeshtrin qe skupturat e tij perfekte i ben me cokollate, padyshim te vjen keq ti prishesh ato duke i ngrene!

Ne fund, sigurisht ne ndihme te vjen deshira per ta provuar cokollaten calebought e cila eshte me e mira ne Europe, por edhe gadishmeria e vete mjeshtrit i cili keto figura ndryshe nga koleget e tij skuptore, i ben qe ato te plotesojne edhe kenaqesine e te shjiuarit te pamjes estetike, pastaj pse jo edhe shijes se tyre te jashtezakonshme, plus shendetshmerise ushqyese qe ato kane.

Share: