Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit në detyrë për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker tha Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje për integrimin në Bashkimin Evropian. Reeker ka kritikuar gjithashtu disa udhëheqës të BE-së të cilët sipas tij kanë pikëpamje të shekullit të 19-të.
“Republika e Maqedonisë Veriore dhe Shqipëria kanë bërë përpjekje për integrimin në BE. Njerëzit e këtyre vendeve duan t’i bashkohen BE-së. Ne e kemi mbështetur zgjerimin e BE. Jemi të zhgenjyer kur shohim disa liderë kanë pikëpamje të shekullit të XIX”, deklaroi Reeker në një intervistë për Radion Evropa e Lirë./Opinion.al