Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Perla e Bledi Çuçit”, 165 mijë euro për një panair 2-ditor

“Perla e Bledi Çuçit”, 165 mijë euro për një panair 2-ditor

Një panair dy ditor me teme “Shqipëria punon token” do ti kushtojë buxhetit të shtetit 165 mijë euro.

Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar dokumentin ku tregohet se Ministria e Bujqësisë do të shpenzojë 19.7 milionë leke te reja ose 165 mije euro për një panair 2 ditor që do të zhvillohet në Nëntor.

Ai i bën apel ministrisë së financave të kontrollojë këto prokurime me buxhet të fryrë pasi sipas tij shpenzimet për stenda dhe ushqime nuk mund të kapin këtë lloj shume.

Postimi i Klodian Tomorrit

Hajde baba te te tregoj arat

Bemat e Rilindjes nuk rreshtin asnjehere se te mahnituri. Perla e radhes eshte e Bledi Cucit, ministrit te Bujqesise.

Muajin tjeter Ministria e Bujqesise do te zhvilloje nje panair dy ditor me teme “Shqiperia punon token”.

Ky aktiviteti dy dite do t’u kushtoje qytetareve shqiptare 19.7 milione leke te reja ose 165 mije euro. Per dy dite. Se do vene stenda, do hane do pine verera, gjera plot dhe do ti rruajne 165 mije euro aty.

Por kulmi i ironise eshte aktiviteti ne vetvete. Ministri i bujqesise me profesion jurist, bashke me keshilltaret e tij, njeri psikolog, tjetri mesues dhe i fundit muzikant do mbledhin ca femere dhe do promovojne punimin e tokes. Dmth hajde baba te te tregoj arat. Ketu pjell mushka perfundimisht.

Si nuk doli nje here nje minister financash tja u prese duart ketyre zyrtareve te shtetit dhe administrates kur i fusin tek buxheti per keto traplliqet si ky aktiviteti. Si shushunja, per cdo gje sulm buxhetit.

Gjeni nje njeri me gershere ne dore nja tre muaj. Te beje vetem nje gje. Kush zgjat duart te buxheti fap, prerje gishtash. Vetem keshtu zene mend se nuk ndalen ndryshe. /Opinion.al

Share: