Home KRYESORE Policia ndalon dy protestues tek Unaza e Re! Protesta te Policia

Policia ndalon dy protestues tek Unaza e Re! Protesta te Policia

Me futjen në fuqi të kodit të ri penal, policia e Tiranës nuk ka pritur por ka arrestuar dy protestues së Unazës së Re, ndërsa janë shpallur në kërkim katër të tjerë.

Lajmi është publikuar nga Partia Demokratike, e cila ka shpërndarë gjithashtu edhe pamje të momentit të shoqërimit.

“Banorët e Unazës së Re njoftuan se janë shoqëruar ne polici disa nga zërat kryesore të protestës. Edhe në këto momente policia është atje, ndërsa gratë po mblidhen tek vendi i protestës”, njofton PD.

Ndërhyrja e policisë vjen pas hyrjes ne fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal që ashpërson dënimet për ata që bllokojnë rrugët.

Sipas ndryshimeve, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

disa dhjetra Protestues tashme jane perpara drejtorise se policise te Myslym Shyri duke protestuar per lirimin e ketyre personave dhe njeri prej tyre deres se mbyllur te policise i ra me shqelma…

Share: