Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” ka prezantuar më 27 shtator nismën më të re,
aplikacionin e parë celular në Shqipëri “#aktivizIM”. Lançimi i aplikacionit “#aktivizIM” mblodhi së bashku 150 të rinj, profesionistë dhe vendimmarrës nga të 12 rajonet e Shqipërisë, me besimin se kur qytetarët aktivizohen dhe përfshihen, ndryshimi ndodh, sepse ndryshimi fillon nga secili prej nesh!
Falë mbështetjes së USAID përmes projektit “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile” në Shqipëri, Rrjeti “Barazi në Vendimmarrje” krijoi aplikacionin e parë celular në Shqipëri – #aktivizIM – me synim nxitjen e qytetarisë aktive përmes teknologjisë së informacionit.
“Ne besojmë se kur qytetarët aktivizohen dhe përfshihen, ndryshimi ndodh, sepse ndryshimi fillon nga secili prej nesh!
Me synim nxitjen e qytetarisë aktive përmes teknologjisë së informacionit, krijuam aplikacionin e parë celular në Shqipëri #aktivizIM duke u mundësuar përdoruesve, në të gjithë Shqipërinë dhe më tej, përfshirjen në mënyrë aktive, si nismëtarë të ndryshimeve në komunitetin e tyre!
Kjo nismë u bë e mundur falë mbështetjes së USAID përmes projektit “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi i Përshpejtuar i Shoqërisë Civile” në Shqipëri. #aktivizIM u mundëson përdoruesve, veçanërisht të rinjve në të gjithë Shqipërinë, që të fillojnë të bëjnë një ndryshim për komunitetin e tyre përmes teknologjisë së informacionit dhe të bëhen aktivë në fushat me interes për ta në nivel local”-thuhet në njoftimin për shtyp.