Home KRYESORE Qeveria u ka borxh këtyre Kompanive dhe i përzë me policë!

Qeveria u ka borxh këtyre Kompanive dhe i përzë me policë!

Qeveria Antibiznes! Shiheni çfarë turpi…

Nga Arian Galdini

Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Transportit dhe pashë aty një numër të pazakontë policësh.

U bëra kurioz dhe u afrova të pyes se çfarë po ndodhte.

Mbeta pafjalë kur dëgjova se kush ishin e për çfarë ishin aty.

Nuk më besohet ende sesi Qeveria Rama, guxon e flet për arritje e reforma, për luftë kundër informalitetit, e sidomos kur kujtoj se erdhi në pushtet në 2013 me premtimin se do shlyente borxhet e shtetit ndaj Kontraktorëve Privatë, e tani ka mbërritur në atë pikë kur përzë me policë nga godinat e qeverisë e trajton si armiq, sipërmarrësit që kanë kryer punime publike dhe shteti u ka borxh miliona euro.

Sa turp.

A mund të ketë qeverisje më antibiznes se kjo?

Ja çfarë më thanë sipërmarresit që ishin aty para Ministrisë së Energjitikës dhe Transportit…

Nuk ishin aty për Protestë, por sepsr vetë Ministrja Belinda Balluki i kishte thirrur për takim zyrtar të protokolluar.

E Ministrja Balluku, jo vetëm që nuk i pret në zyrë sipërmarrësit, por i sjell policinë për ti përzënë.

Sa turp.

Është e dyta javë që Administratorët e Kompanive Ndërtuese të By Passit Fier dhe Vlorë, pas kërkesave me shkrim dhe të protokolluara në Ministrinë e Energjitikës dhe Transporteve, presin për një takim me Ministren znj.Belinda Balluku , në lidhje me pagesat (borxhin) ndaj tyre per punen e kryer e të pranuar nga ARSH në këto objekte By Passi Vlorë dhe Fier, në periudhën 2016/2017.

Pas dhjetra takimeve në kohë të ndryshme me vartësit dhe përfaqësues të Ministres Balluku, e pasi të gjithë këta në parim u kanë dhënë të drejtë për kërkesat te tyre Kompanive që kanë kryer punimet e të cilave shteti u ka borxh, është pranuar dhe kuptuar se fuqia e vartësve dhe përfaqësuesve të Ministres Balluku në apo për vendimmarje është e kufizuar.

Prandaj ishte kërkuar takimi me Ministren Balluku që të kërkohej fuqia e saj për vendimmarrje që shteti tu shlyejë borxhet Kompanive.

Sot ishte rënë dakord nga palët që takimi me Ministren Balluku të zhvillohej në ora 10.00.

Sipërmarrësit r Kompanive sot u paraqitën në orarin e dakordësuar me Ministren për të realizuar takimin me të.

Por në vend që të gjenin dyert e Ministrisë hapur dhe të takoheshin me Ministren Balluku, Sipërmarrësit panë se Ministrja kishte thirrur policinë dhe e kishte rrethuar institucionin me forca policore si edhe me skuadra te Shiponjave.

Administratorët e Kompanive nuk u lejuan të futeshin në Institucion sepse sipas Agjentëve të Sigurisë që kishin bllokuar portën ….. kështu kishte urdhëruar vetë Ministrja Balluku.

Drejtuesit e Kompanive Ndërtuese janë të vendosur që të mos shkulen nga hyrja e Ministrisë pa marë një përgjigje të drejtpërdrejtë nga Ministrja Balluku, e cila injoron, poshtëron dhe diskriminon ndërtuesit dhe taksapaguesit e këtij vendi!

Sa turp.

Qeveria u ka borxh këtyre Kompanive dhe i përzë me policë.

Share: