Home KRYESORE Rama i kthen përgjigje Bashës: Nuk largohem, dielli ka lindur përsëri

Rama i kthen përgjigje Bashës: Nuk largohem, dielli ka lindur përsëri

Ndryshe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Edi Rama nuk do të jap dorëheqjen pas dështimit për hapjen e negociatave.  Kryeministri Edi Rama këtë të hënë i është përgjigjur thirrjes së kreut të PD-së, se qeveria duhet të ndjek shembullin e Maqedonisë së Veriut.

Këtu nuk ka asgjë të re, ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin, nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur artificialisht për 6 muaj, duket marrë mbështetjen e kancelares gjermane dhe Gjermanisë. Shqipëria nuk ka marrë atë që i takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes evropiane. Ka qenë një konflikt për të ardhmen e BE-së. Detyrat e shtëpisë janë shumë të qarta, siç e shikoni dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar përsëri dhe ne do vazhdojmë pa asnjë lëkundje dhe asnjë ekuivok”, tha Rama.

Kërkesa e kreut të PD

Lulzim Basha: Të gjithë biem dakord se rruga e vetme drejt së ardhmes është rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk dëshiron ti ndërmarrë, Europa do te vazhdoje ta refuzojë Ramën, dhe ne shqiptarët, do të vuajmë pasojat. Një njeri po na mban peng të gjitheve! Kjo duhet të marrë fund. Ështe koha qe qeveria te ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe t’ia kthejë mandatin popullit shqiptar. Me një qeveri të re, legjitime që drejton procesin e negociatave, përparimi është i mundur.

****

Partitë e pushtetit dhe të opozitës në Maqedoninë e Veriut ranë dakord të dielën në mbrëmje për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe kjo do të jetë 12 prilli i vitit të ardhshëm.

Në takimin e thirrur nga presidenti Stevo Pendarovski çështja e zgjedhjeve ishte si temë e dytë pas asaj të dështimit për marrjen e datës së bisedimeve nga Bashkimi Evropian.

Data e zgjedhjeve është pranuar me konsensus nga të gjithë pjesëmarrësit në takim. Në bazë të marrëveshjes së para disa viteve të njohur si e “Përzhinës”, tre muaj para datës së zgjedhjeve Kryeministri duhet të japë dorëheqje dhe të formohet një qeveri teknike, ku do të përfshihet edhe opozita. Kështu, qeveria teknike duhet të formohet më 3 janar. Zoti Zaev ka theksuar në takim se partia e tij është e gatshme të pranojë një njësi të vetme zgjedhore ose listat e hapura.

Maqedonia e Veriut aktualisht ka gjashtë njësi zgjedhore dhe secila dërgon nga njëzet deputetë në parlamentin republikan./ Opinion.al

Share: