Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Rama tregon ngjarjen me Shullazin, i përgjigjet ish-drejtori i policisë

Rama tregon ngjarjen me Shullazin, i përgjigjet ish-drejtori i policisë

Pushtetin e të fortëve në Shqipëri analisti Mustafa Nano e konsideroi “gangokraci” në emisionin Opinion të së enjtes. Për këtë ai i kërkoi llogari Kryeministrit Edi Rama duke marrë shembullin e Emiljano Shullazit, i cili aktualisht është i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Analisti tha se Shullazi ka ekzistuar edhe vitet e mëparshme, por gjatë qeverisjes Rama e ka parë që të lëvizë me eskortë. Ndërsa Kryeministri është kundërpërgjigjur duke thënë se Emiljano Shullazi ka qenë ai që ka shkuar me eskortë policie në fushatën e tij elektorale të vitit 2011 për kryetar bashkie, duke sulmuar stafin e tij elektoral.

Musfafa Nano: Vendi është i sundur metaforikisht por edhe praktikisht, i sunduar nga gangot. Edhe në terren. Ka që pas përmbysjes së komunizmit që roli i këtyre që quheshin cuba, është valorizuar, dhe këta kanë shumicat e pronave në Shqipëri. Këta janë militantë partie, këta kanë numëruar votat. Edhe këto 6 vite kanë dalë edhe ca historira që ju asociojnë, sidomos PS dhe ju me lidhje më të forta, duke u dhënë këtyre një rol të fortë elektoral. Ato përgjimet me të vërtetë mund të mos bëjnë arsye për të dënuar njeri, sepse janë telefonata. Po kur dëgjon një agjent elektoral që menjëherë pas zgjedhjeve për shkak të fitores që u kor atje në Dibër, u bë polic, këtë quani reformim rrënjësoj ju 6 vite? I njihni meritën e madhe që dha gjatë fushatës dhe u bë polic? Dhe këtë keni parasysh kur thoni që është bërë transformim rrënjësor? Ekziston një lloj “gangokracie” që nuk e lidh dot vetëm me ju. Ata gjatë kohës tuaj janë inkurajuar. Unë vetëm në kohën tuaj e kam parë Shullazin që lëvizte me eskortë dy vjet pas zgjedhjeve, pasi fituat, lëvizte me eskortë nëpër Tiranë. Shullazi ka ekzistuar më përpara dhe ka qenë gango, por me eskortë nuk ka lëvizur. Karakteristika bazë që na dallon nga vendet e tjera dhe na bën anormalë është pushteti i gangove. Në terren, në ekonomi. Këtu duhej bërë një ndërhyrje madhe. Jo vetëm s’bëtë asgjë, por në kohën tuaj janë inkurajuar. U bënë protagonistë të jetës publike.

Kryeministri Rama: Ky njeri ka ardhur me eskortë i mbështetur nga Policia e Shtetit në fushatën time për kryetar bashkie dhe ka marrë zvrarrë Besnik Baren dhe Vasilika Hysin dhe 100 veta që ishin në mbledhje elektorale dhe ka thyer çfarë ka gjetur aty me karrige. Ku është ky? Jo janë në burg, por në vigjilie të një procesi që vetëm ne kemi guxuar ta bëjmë. Që është procesi i izolimit të plotë nën shembullin e 41Bis në Itali. Ka filluar të implementohet.

Pas deklaratës së kryeministrit Rama ka reaguar ish drejtori i policisë i Tiranës i cili ka thënë se kryeministri harron të përmendë se Shullazi në atë kohë është arrestuar menjëherë dhe është liruar vetëm pas zgjedhjeve.

Blendi Fevziu: Mesazh nga ish drejtori i policisë së Tiranës. Në kohën që Shullazi i prishi mitingun Vasilika Hysit dhe Besnik Bares në 2011, harroi të thoshte zoti Rama që policia e arrestoi vetëm se preku një mikrofon dhe nuk doli nga qeli deri pas zgjedhjeve, për prishje të mitingut, pra është arrestuar nga policia atëherë meqë folët për shoqërimin për eskortë. /Opinion.al

Share: