Home KRYESORE Shembja e godinave në Radhimë, banorët përplasen me IKMT: Janë lekë gjaku

Shembja e godinave në Radhimë, banorët përplasen me IKMT: Janë lekë gjaku

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje në Radhimë është shoqëruar me tensione.

Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e IKMT-së për të shembur objektet e tyre, dhe aksioni është shoqëruar edhe me përplasje fizike mes banorëve të zonës dhe punonjësve të IKMT-së si dhe me forcat policore që ndodhen në vend.

Banorët insistojnë se pronat i kanë ndërtuar me punë të ndershme dhe nuk e pranojnë kurrsesi shembjen e tyre.

“Si kemi me lekë droge dhe hashash. I kemi me gjak e djersë”, i drejtohet njëri prej banorëve forcave të policisë, të cilat janë në një numër të shtuar./Opinion.al

Share: