Home KRYESORE Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AKU-së

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AKU-së

Shkarkohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Agron Hetoja. Kjo masë është marrë pas propozimit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi.

“Ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend”, theksohet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij institucioni, Robert Lili. Agron Hetoja ka pasur më parë probleme me pasurinë. Shkarkimi vjen, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është urdhëruar që të kryejë analizat ushqimore në laboratorë privatë deri në Nëntor 2022.

Aktualisht laboratorët shtetërorë për shkak të mungesës së pajisjeve nuk mund të kryejnë analizat e disa produkteve por urdhri i fundit e detyron AKU-në ti kryejë të gjitha analizat në një laborator privat për tre vitet e ardhshme. Kjo është hera e parë që ministria i jep këtë të drejtë shërbimi për disa vite një subjekti privat.

Zyrtarët e ministrisë thonë se Instituti i Sigurisë Ushqimore nuk ka të gjitha llojet e pajisjeve laboratorike ndaj bashkëpunimi me privatin është i nevojshëm. Por prej disa vitesh qeveria dhe Bashkimi Europian kanë financuar miliona euro për modernizimin e laboratorëve për analizat ushqimore./ Opinion.al

Share: