Home Gjeo-Ekonomia Shpërblimi për pensionistët, qeveria ndryshime në buxhet për të gjetur paratë

Shpërblimi për pensionistët, qeveria ndryshime në buxhet për të gjetur paratë

Ministria e Financave mund të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit për t’u dhënë pensionistëve dhe familjeve në nevojë shpërblimin e fundvitit.

Qeveria po përballet me një situatë të shtrënguar financiare për shkak të ngadalësimit të ekonomisë por edhe informalitetit, të cilin synon ta ulë me reformën e re të fiskalizimit.

Sistemi i ri elektronik hyn në fuqi në 1 janar, por qeveria do u lërë kohë bizneseve që të përshtaten.

Paralelisht Ministria e Financave është duke përgatitur edhe paketën e re fiskale, e cila do të ulë në 5 për qind tatim fitimin për kompanitë që investojnë në industrinë e automoboliave.

Sipas Bankës Botërore i vetmi tregues ku Shqipëria ka bërë përmirësim të ndjeshëm gjatë vitit të kaluar është furnizimi me energji, duke rritur sigurinë dhe ulur ndërperjet.

Ndërsa në treguesit e tjerë, reformat kanë mbetur në vend duke bërë që Shqipëria të kalohet nga vendet e tjera në renditje.

j.l./ dita

Share: