Home KRYESORE Zaev çon vendin në zgjedhje, Gent Cakaj: Ne premtuam vetëm…

Zaev çon vendin në zgjedhje, Gent Cakaj: Ne premtuam vetëm…

Teksa për disa vite rresht qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama deklaronte se janë hapur negociatat me Bashkimin Europian, tani me dështimin e samitit të fundit duket se nuk ka asnjë që të mbajë përgjegjësi.

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ishte në një konferencë Live, teksa u pyet nga gazetarët se Maqedonia e Veriut po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme dhe se a do të kishte një reagim të tillë nga qeveria shqiptare.

“Diskutimi për zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut është më herët se dje. Zgjedhje e parakohshme në Maqedoni të Veriut nuk ka ardhur si rrjedhojë e bllokimit të negociatave. Unë thashë se Maqedonia e Veriut ka bërë një sakrificë të madhe si ndryshimi i emrit, por secili vend ka plotësuar kushtet e veta, që janë të ndryshme, ata kanë pasur emrin, ne kemi pasur procesin e vettingut. Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime se do të jepet dorëheqje, është thënë se negociatat do të hapen. Prandaj , përgjegjësia e tyre ndaj elektoratit atje është komplet ndryshe. Unë nuk di që unë apo kryeministri ka premtuar ndonjëherë se negociatat do të hapen, Ne kemi thënë se zotohemi se do bëjmë përpjekje, por nuk jemi zotuar se do të hapen se s’bën”, tha Gent Cakaj./ Opinion.al

Share: