Home I pakategorizuar 7 vendet e BE-Juncker: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

7 vendet e BE-Juncker: Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

Shtatë vende anëtare të Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje Komisionit Europian që të rishikojë deri në janar të 2020 propozimet në lidhje me zgjerimin dhe pranimin.

Në një letër drejtuar presidentit të KE-së Jean Claude Juncker, këto vende theksojnë se pa pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përmendur arritjet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Evropa nuk do ishte e plotë.

Në letrën e dërguar Juncker thuhet se Integrimi në BE ruan stabilitetin, sigurinë dhe progresin e reformave në rajon.

Po ashtu, shtatë vendet kanë shprehur mbështetjen e tyre për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor./ Opinion.al

Share: