Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” është shoqëruar nga policia, nën akuzën për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro.
Sipas informacioneve paraprake Hermes Nikaj përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Po ashtu, mësohet se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në klube të ndryshme të Tiranës.
Mësohet se Hermes Nikaj ka mohuar akuzat, ndërsa dyshimet janë se ai ishte në rolin e menaxherit në këtë rrjet ku besohet se ka dhe persona të tjerë të përfshirë./Opinion.al