Nga Tritan Shehu
Ndersa per PPP-te abuzive, korruptive, monopolizuese te sektoreve, apo shkaterrueses te funksionit te institucioneve shendetesore eshte parashikuar shifra rekord prej mbi 40 M $.
Ne projekt buxhetin per vitin e ardhshem nuk eshte parashikuar as shtesa e pagave per te indeksuar inflacionin.
Pra realisht ka vetem renie te tyre, duke u thelluar diferenca prej disa heresh qofte edhe me vendet e Rajonit, midis te cileve edhe Kosova qe vendosi pagen minimale per mjeket 1200 E dhe per infermiret 700 E.
Pa asnje dyshim ky eshte nje nga treguesit e thellimit te varferise ekstreme te sistemit tone shendetesor, mungeses se cdo stimuli e shprese pozitive per kete sektor e punonjesit e tij, nje nga shkaqet e braktisjes masive te vendit nga mjeket, infermieret etj.
Dhe nuk mund te ndodhe ndryshe, nje sistem ne rrenim, i fundit ne Europe e afer nivelit afrikano qendror ne financimin e tij e nivelin e sherbimit qe ofron, gjenerues vetem i nje niveli mizerje financiare per personelin, nuk mund te mos braktiset masivisht.
Pra buxheti i 2020, te cilin do ta analizoj ne disa aspekte ne ditet ne vazhdim, do te jete vecse buxheti i varferise se thelle e i vazhdimit te eksodit masiv te profesionisteve tane te shendetesise, duke artitur shifra te frikeshme te mjekeve te ne.
Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Asnje shtese pagash per punonjesit e shendetesise ne 2020-ten