Pas përfundimit të takimit mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama, Lulzim Basha ka reaguar për të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”.
Në dy postime rradhazi në Twitter, kreu i opozitës shprehet se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian, teksa shton se dështimi me integrimin nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i varfërimit të shqiptarëve.
Postimet:
1/2 Lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është thelbi i integrimit europian dhe Europës së bashkuar. Parakushte për lëvizjen e lirë janë demokracia, sundimi i ligjit dhe garantimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.134:22 PM – Nov 10, 2019Twitter Ads info and privacySee Lulzim Basha’s other Tweets
2/2 Dështimi me integrimin europian nuk mund të zëvendësohet nga propaganda anti-europiane e një autokrati të korruptuar, shkaktar i prapambetjes ekonomike dhe varfërimit të qytetarëve shqiptarë. Ka ardhur koha që Shqipëria të nxjerrë në dritë potencialin e saj të vërtetë!164:22 PM – Nov 10, 2019Twitter Ads info and privacySee Lulzim Basha’s other Tweets