Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Çfarë vendimi mori Arta Marku për padinë e Metës ndaj Dovranit

Çfarë vendimi mori Arta Marku për padinë e Metës ndaj Dovranit

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta bëri një kallëzim penal ndaj kreut të KED, Ardian Dovrani. Kjo padi u depozitua më 19 nëntor në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës se Parë për Krimet e Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tirane.

Ndërkohë, mësohet se tre ditë pas dorëzimit të kësaj padie, Prokuroria e Përgjithshme ia ka dorëzuar Prokurorisë së Tiranës.

Ky vendim është marrë nga kryeprokurorja Arta Marku, e cila ia ka dërguar Prokurorisë së Tiranës për të nisur hetimet apo jo për akuzat e Metës ndaj Dovranit. Sipas procedurave, Krimet e Rënda kanë 18 afat për të shqyrtuar dosjen./ Opinion.al

Share: