Sot u zhvillua ndeshja testuese dhe e para në stadiumin e ri kombëtar. Vajzat e Vllaznisë dhe Apolonisë zbritën të parat në tapetin e “Arena Kombëtare”.
Ndërsa më 17 nëntor, në vigjilje të ndeshjes eleminatore Shqipëri-Francë do të bëhet edhe inaugurimi zyrtar i impiantit më të ri në vend.
Sipas asaj që mëson Syri.net, qeveria nuk i ka kursyer paratë edhe për show-n që do shoqërojë këtë ngjarje. Por më i fituari mes të gjithëve duket se është kantautori Ardit Gjebrea.
Ky i fundit do të shtojë në llogarinë e tij plot 180 mijë euro për 3 këngë që zgjasin 8 minuta.
Me pak fjalë, reth 40 milionë në minutë do të arkëtojë këngëtari dhe show-mani.
Përveç shifrave të frikshme që janë shpenzuar për stadiumin-kullë, shqiptarët duhet të paguajnë edhe për një këngë të Arditit plot 180 mijë euro. /https://novamedia.al/
PS: te jete lajm i vertete?! Nuk eshte as i pari e as i fundit besojme perderisa njerezit e thjeshte qe i paguajne keto fatura te kripura flejne akoma te qete gjume…?!