Agjencia e huaj, EMSC, e cila është e specializuar në përllogaritjen e tërmeteve ka përditësuar vëzhgimin për paslëkundjet e tërmeteve në Shqipëri.
Në një reagim në Twitter, EMSC bën me dije se intensiteti i paslëkundjeve është ulur duke bërë edhe thirrje shqiptarëve që të qetësohen.
“Aktiviteti i paslëkundjeve është kufizuar. Shpresojmë që shkallës së pasojës do të vazhdojë të ulet kështu që miqtë tanë në Shqipëri të gjejnë pak paqe. Qëndroni të sigurtë.”
