Home KRYESORE FOTO/ Këta janë vëllezërit nga Kosova që humbën jetën në Durrës

FOTO/ Këta janë vëllezërit nga Kosova që humbën jetën në Durrës

Gjendet edhe trupi i dytë i pajetë, i njërit prej dy vëllezërve nga Kosova, që kishte mbetur në gërmadhat e ndërtesave nga tërmeti në Durrës.
Nait Hasani, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, ka se ekipët e shpëtimit janë duke e nxjerrë trupin e gjilanasit tjetër që vdiq sot.
“Po është gjetur trupi i Shemsedin Abazit dhe ekipet janë duke e nxjerrë. Jam këtu me ekipin emergjent”, ka thënë Hasani.
Dy vëllëzërit nga Gjilani, Shemsedin dhe Isa Abazi nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit, ishin duke punuar në zonën që u prek nga tërmeti.
Gjatë kohës që tërmeti që goditi Shqipërinë rreth orës 4 të mëngjesit, ata gjendeshin në një hotel, i cili u shemb.
Sipas autoriteteve, deri tani ka shkuar në 22 numri i të vdekurve, ndërsa rreth 650 banorë të Shqipërisë, kryesisht të rrethinës së Durrësit, kanë mbetur të lënduar.

Share: