Home KRYESORE Greqi : 14-vjeçarja që goditi me thikë nënën e saj u kthye...

Greqi : 14-vjeçarja që goditi me thikë nënën e saj u kthye në shkollë

Nga Shpetim Zinxhiria

(Nga kush media greke u tha që vajza eshte me kombësi shqiptare?)

Një ngjarrje e rëndë që ndodhi javën e shkuar, një ngjarrje që e mësuam nga mediat e vendit fqinjë, por për disa media në Shqipëri u bë lajm me një ndryshim se vajza paska qenë shqiptare.

Në asnjë media në Greqi nuk është konfirmuar kombësia e vajzës as si vendase dhe as si e huaj dhe jo më shqiptare, por për çudi ata ne Shqipëri e mësojnë lajmin më ekazakt se ne që jetojmë në Greqi. Në se ky lajm është i vertetë se ngjarrja ka ndodhur në familje shqiptare te citohet burimi për efekta besimi dhe etike të gazetarisë. Por…

Mbeten pyetje në lidhje me tragjedinë e afërt në Kaminia, ku vajza 14-vjeçare të enjeten e kaluar ora 14.00 goditi me thikë nënën e saj tetë herë, ndërsa ajo po flinte. Sipas avokatit të të miturës, nuk ka asnjë mosmarrëveshje midis nënës dhe vajzës, raporton kanali Antena.

Nëna është shtruar në spital në Thriasio, ndërsa 14-vjeçarja u kthye në shkollën e saj pas një vendimi të një hetuesi dhe nga një prokuror, në një kohë që po monitorohet edhe nga një psikolog specialist.

Nëna ka kontaktuar me 14-vjeçaren dhe gjithçka që dëshiron, siç i tha për kanaëin ANT1, është që ta harrohet sa më shpejt. “Edhe unë do të bëhem mirë, dhe të gjithë do të bëhemi mirë”, thotë gruaja 48-vjeçare vazhdimisht nga shtrati i spitalit.

Share: