Një person i cili ka kërcënuar përmes mesazheve, kryeministrin Edi Rama është ndaluar nga antiterrori ditën e sotme në orët e para të mëngjesit.
Bëhet fjalë për Andrea Kurtin nga Puka, i cili jetonte me qira në zonën e Unazës së Re. Kurti e ka kërcënuar Kryeministrin në rrjete sociale dhe gjithashtu me mesazhe në telefonin e tij.
Ndonëse Kurti i kishte fshirë të gjitha mesazhet nga telefoni i tij, ekspertët kanë mundur t’i rikthejnë ato sërish./Opinion.al/