Shqiptarët dhe gjeorgjianët tashmë i kanë tejkaluar sirianët sa i përket kërkesave të azilit në Irlandë.
Sipas përllogaritjeve, dy nga pesë azilkërkues në Irlandë janë shqiptarë dhe gjeorgjianë.
Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar dhe kryeministri, Leo Varadkar, duke u shprehur se emigrantët mbërrijnë me dokumente false në Irlandë. Po ashtu ai ka theksuar se deri më tani vendi nuk rrezikon që të “të përmbytet nga kërkesat”, teksa shtoi se qeveria ka shtuar kontrollet në pikat kufitare dhe aeroporte.
“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”,është shprehur kryeministri irlandez.
Sipas të dhënave, 460 shqiptarë kërkuan në 2018-n azil në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%./Opinion.al