Home KRYESORE Kosova mungon në hartën e tekstit shkollor, ministrja Shahini: Është gabim i...

Kosova mungon në hartën e tekstit shkollor, ministrja Shahini: Është gabim i paqëllimshëm

Në një postim në rrjetin e saj “facebook”, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shfaqur keqardhjen e saj në lidhje me postimin në rrjete sociale të faqes së librit “Qytetaria 8” me pasaktësi në hartën e rajonit të Ballkanit, ku mungonte Kosova, ndërsa shprehet se ky gabim ka ardhur për shkak se një zinxhir punonjësish nuk e kanë vënë re.

“Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 22 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të!”

Ajo nënvizon se ky gabim është i paqëllimshëm, ndërsa thekson faktin se janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. “Por padiskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë!”, shton ministrja Shahini.

Ndër të tjera, ajo shprehet:

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të reja. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”.

Top Channel

Share: