Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Kosovës në vendin tonë, Nait Hasani.
Pasi e uroi për marrjen e detyrës, presidenti Meta e siguroi ambasadorin Hasani për mbështetjen e plotë në kryerjen me sukses të misionit të tij në Tiranë.
Ndërkohë, Meta e vlerësoi procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019, si tregues i maturisë politike, demokratike e institucionale të Kosovës.
Meta tha në takim se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të mira dhe se luajn rol stabilizues për rajonin.
Presidenti theksoi gjithashtu se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është i domosdoshëm dhe duhet të realizohet sa më parë./Opinion.al