Home KRYESORE “Lajm i mirë”, Xhaçka: Fuqia e tërmeteve me trend zbritës

“Lajm i mirë”, Xhaçka: Fuqia e tërmeteve me trend zbritës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha në një konferencë për mediat se fuqia e goditjeve të tërmetit ka një trend të dukshëm zbritës çka sugjeron se jemi drejt normalizimit të situatës.

Në total janë mbi 4 mijë banorë që kanë braktisur banesat e tyre tha ministrja por shtoi se ky numër do të ndryshojë shumë shpejtë pasi një numër i qytetarëve janë jashtë si pasojë e ankthit dhe frikës ndërsa të tjerët që kanë banesat e dëmtuara do të zhvendosen në qendrat e sigurta.

“Zgjidhja me çadra është një zgjidhje emergjence jo afatgjatë dhe shumë shpejtë banorët do të çohen në strehime me kushte optimale dhe të sigurta”, tha ministrja duke shtuar se “po funksionojnë kuzhinat fushore në Thumanë dhe Bubq, ku po gatuhen 10,000 vakte të ngrohta gjatë gjithë javës.”

Xhaçka theksoi se garantimi i strehimit të të gjithë banorëve të pastrehë është prioriteti kryesor dhe bëri thirrje për çdo banor të cilit i është dëmtuar banesa të mos qëndrojë aty por të drejtohet në një nga strukturat akomoduese.

“Nëse shtëpia juaj është e dëmtuar ju lutem mos e bëni ekspertin vetë, mos rrezikoni vetën dhe familjen, drejtojuni në strukturat akomoduese, janë me qindra hotelet në dispozicionin tuaj, nëse doni të shkoni tek të afërmit tuaj, por ju lutem mos qëndroni nëse banesat tuaja nëse janë të dëmtuara. Largohuni për në hotelet më të mira në Durrës, Tiranë, Lezhë, Shëngjin, Berat. Situata në banesat me strukturë të dëmtuar është po aq e rrezikshme sa ditën e parë. Ka nisur vlerësimi i rrezikshmërisë së banesave nga ekspertë shqiptarë e të huaj”, deklaroi ministrja Olta Xhaçka. /Opinion.a

Share: