Home KRYESORE Mori telefonata kërcënuase, thirret në Prokurori zëdhënësi i Metës

Mori telefonata kërcënuase, thirret në Prokurori zëdhënësi i Metës

Zëdhënësi i Presdentit të Republikës, Tedi Blushi është thirrur sot në Prokurorinë e Tiranës.

Ai u pyet në lidhje me ngjarjen e disa ditëve më parë ku u njoftua se kishte marrë një kërcënim nga një diplomat i huaj.

Këtë e bëri të ditur Presidenti Meta përmes një statusi në Facebook. Sipas tyre shantazhi ishte bërë për të hequr një status që Tedi Blushi kishte bërë në Facebook ku kishte dënuar sjelljen e disa ndërkombëtarëve.

Në lidhje me thirrjen në prokurori vetë zëdhënësi i Presidentit tha: “Kam vënë sot në dijeni organin e akuzës i cili besoj se do e zbardhë këtë çështje shumë shpejt. Kam besim te prokuroria te organi i akuzës që do nxjerrë në dritë të vërtetën shumë shpejt. Prokuroria është njohur me të gjitha faktet, sapo kam marrë këtë telefonatë, disa orë më pas kam vënë në dijeni edhe organet e drejtësisë”. /Opinion.al

Share: