Home KRYESORE ‘Mos ikni nga Shqipëria’ Mimi Kodheli mesazh të fortë të rinjve: Jashtë...

‘Mos ikni nga Shqipëria’ Mimi Kodheli mesazh të fortë të rinjve: Jashtë je robot, vetëm punë e gjumë

Ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli mesa duket bën pjesë në grupin e njerëzve që nuk mbështesin largimin nga Shqipëria.

Ndryshe nga shumica e popullisë të cilët po zgjedhin të ikin nga ‘sytë këmbët’, Kodheli shprehet se Shqipëria është një vend i mirë për të rinjtë.

E ftuar në programin “Ditë e Re” në RTV Ora, ish-ministrja jep gjithashtu edhe një mesazh të fortë për rininë shqiptare.

“Shqipëria është vendi më i bukur ku mund të rijnë e të jetojnë të rinjtë. Jashtë je një robot, punë, shtëpi dhe gjumë. Nuk ka kafe, miq dhe shokë, ka vetem punë. Cilësia e jetesës eshtë më e mirë apo shërbimet publike, por nuk gjeni një vend që ka një orë larg liqenin, një orë larg detin apo malin, një hap kafen apo shokun tuaj, nuk ka vend më të dashur se Shqiperia. Ne kemi një mënyrë të jetuari që shumëçka nga bota perëndimore na rri ngushtë dhe ndryshe. Mendoj që ky është një vend që ja vlen mundi”, tha Kodheli.

Më pas ajo dha dhe mesazhin e fortë për rininë shqiptare.

“Unë mirëpres rebelimin e moshës se re, të qenit kundër opinonin të prinderve apo mosdakortësisë së prinderve. Kudo që shkoni derën e familjes e keni të hapur gjithmonë. Mund të mos keni dakortesi apo të largoheni nga familja për shumë arsye, por rikthimi në familje është gjëja më e bukur. Respektoni familjen sepse është shumë herë më e rëndësishme se dashuria“, u shpreh ajo ndër të tjera.

Share: