Home KRYESORE Moti për ditën e sotme 24 Nëntor 2019

Moti për ditën e sotme 24 Nëntor 2019

Paraditja do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por duke iu afruar mesditës kemi një zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira afatshkurtra më të fokusuara në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit kanë vazhduar në zbritje në orët e para të ditës, por mbeten konstante gjatë ditës.

Era ka fryrë mesatare deri e fortë me një shpejtësi 65 kilometra në orë në drejtimin kryesisht juglindor duke bërë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 5 ballë. /Opinion.al/

Share: