Nga Lis Bukuroca
- Për herë të parë me një humbje, në futboll kundër Anglisë, fituam në imazh! Ishte krenari të lexohen raportimet e shtypit perëndimorë! Sjelljet ishin tipare tipike të kombit shqiptar: mikpritja dhe mirënjohja e shprehur! Qëndrimi i popullit ishte një mesazh i madh për jetën; çdo humbje mund të shndërrohet në fitore! Ishte një udhëzim i madhe për jetën, sepse pas rënies, duhet të pasojë ringritja, sepse pas çdo dështimi, fitorja është e mundur!
- Pushtuesit rëndom marrin çdo gjë me vlerë nga vendet e pushtuara. Ata grabisin çdo gjë të çmueshme dhe popullit të shtypur, i ndalojnë çdo veprimtari, që do të ndikonte në emancipimin dhe vetëdijesimin e tij, madje edhe arsimimin dhe gjuhën. Një mësim mirëpo ua japin falas.
Nëse nuk e dëshirojnë, i detyrojnë me dhunë ta marrin, ose me pozita e peshqeshe. Ai mësim është religjioni. E ka bërë kudo krishterimi, e ka bërë kudo islami. Budistët dhe hindusitët, konfucianistët, shintoistët, apo religjionet tjera më të vogla etnike, nuk kanë mobilizuar e rekrutuar aq shumë me fe, prandaj edhe kanë ngelur kryesisht brenda kufijve të vet. Po pse janë pushtuesit aq zemërgjerë?
Sepse klerit i dorëzohet pushteti. Ata me kohë do të ndikojnë që atij popull t’i gërditet vetvetja „primitive“ dhe të bëhet i „qytetëruar“ si pushtuesi, ose të shkrihet në kulturën e tij për t’u bërë vegël integrale e pushtimit.
Logjika e përfitimit është e qartë; një ushtri në këmbë, do të kushtonte më shumë, se disa qindra klerik֝ë. Një prift ose hoxhë, me një popull ulur dhe të përulur në faltore, do të kushtonte shumë më pak dhe nënshtrimi ndaj autoritetit të huaj, do të jetë gati i pa kundërshtim! Aty ku kanë arritur ushtritë e monoteizmit, kanë zbarkuar tok me to edhe priftërinjtë dhe imamët, nga Azia, Afrika, nëpër Europë e deri në Amerikën Latine, Australi e Zelandën e Re, kudo ushtritë e monoteizmit kanë imponuar edhe religjionin duke zhdukur kulturat autoktone! - Serbia duke dashur ta bëjë Europën ziliqare, gati iu dorëzua Rusisë! Shqipëria dhe Kosova duke dashur të bëjnë ziliqare Europën, gati iu dorëzuan Turqisë!
Millosheviqi: „Aty ku një gjendet varr serb, është Serbi!“
Erdogani:“Aty ku kanë qenë paraardhësit tanë, do të kthehemi edhe ne!“ - Meqenëse pas çlirimit konsideruam të drejtë të çmojmë aq shumë Turqinë për shkak të religjionit, i mundësuam Perëndimit të parapëlqejë popujt e Ballkanit në bazë të regjionit! Domethënë, të na diskriminojnë! Jemi ndër popujt e pakët të cilin aleancat fetare, do ta rrënonin në themel!
- Macroni i frikësuar nga e djathta ekstreme në Francë, u bë vetë ekstremist dhe mundësoi rritjen e ndikimit rus-kinez e turk në Ballkan! Duket se shpërbërja e Europës nisi me anglezët dhe do të përfundojë me francezët.
- Nga varfëria ruse, fitoi bashkimin Gjermania! Nga vodka ruse, përfitoi Kosova!
- Mik i mirë nuk është ai nga i cili pret ndihmë, por ai të cilin do ta ndihmoje kur ai nuk e pret!
- Aq sa ishin iluministët të rëndësishëm për ndarjen e pushteteve dhe largimin e religjionit nga shteti, po aq ishe Simone de Beauvoir për largimin e grave nga kuzhina, ku i pat burgosur religjioni dhe patriarkalizmi!
- Mospranimi i flamurit të Ahtisarit nga VV, nuk është mospranim i shtetit të Kosovës, por revoltë kundër tutorëve dhe imponimeve antidemokratike! Flamuri është vetëm një simbol, që mund të ndryshohet, shteti është kombi, që mbetet! Qëndrimi i Albin Kurtit është thjeshtë refuzim i zvarritjes, e cila qe shndërruar në vlerë morale. Është refuzim i kombit kosovar që po ndërtohej.
- Zoti shkakton tërmete: zoti shkakton vërshime. Ai ndalë shiun. Ai po dërgon sëmundje. Ai ua merr shpirtin njerëzve në komunikacion, në rrugë, në shtrat… Ai, Ai, Ai… Dreqit nuk i mbet gjë e keqe për të bërë! E pse qenka atëherë Dreqi i ligë? Pse nuk bën ligësi!
- Ju shqiptarët po shitni shumë drogë!
- E di!
- Nuk ju vjen turp?
- Jo, unë nuk e shes! Njerëzit shesin çfarë kërkon tregu. Ju armë, ne kanabis!
- Mirëpo është kriminalitet!
- Po, e di, por është kriminaliteti më i vogël, se sa kriminaliteti juaj kur keni ardhur për të na vrarë në shtëpinë tonë, jo me disa mafiozë, por me një armatë mafioze, dërguar nga qeveria juaj kriminele!
- Mirëpo atëherë ishte kohë lufte!
- E vërtetë, prandaj mafia jonë ua sjell në paqe kanabisin me makina, jo me tanke! Ju po e kërkoni, ata po jua sjellin! Ju po e paguani mirë!
- Është mirë kjo?
- Jo, legalizojeni! Regjistroni konsumatorët dhe la ta blejnë në barnatore. Kështu mafia zhduket!
12.„Pusho në paqe!“, na thonë pas vdekjes ata që na duan, por ne nuk i dëgjojmë.
Sikur të na thoshin të pushonim në paqe, kur mund t‘i dëgjojmë, do t‘i kishim dashur më shumë! Në varr dimë të pushojmë pa uratën e askujt
- Lumturia është kryesisht vazhdimësi logjike e dashurisë, kurse dashuria është shuma e pëlqimit, respektit, mirëkuptimit, kompromisit dhe të të drejtave të barabarta! Mënyrat tjera të bashkëshortësisë, janë improvizime të dashurisë dhe të lumturisë!
- Kur qindra veta marrin pjese në një varrim, apo mijëra shkojnë për ngushëllime, nuk e bëjnë për të ndjerin, por vetëm për vete. Njeriu që nuk ndjen dhembje shpreson të përfitojë nga i ndjeri.