Home KRYESORE Paralizohet qarkullimi te Unaza e Re, qytetarët nuk ikin dot në punë

Paralizohet qarkullimi te Unaza e Re, qytetarët nuk ikin dot në punë

Pas dhunës që karakterizoi orët e para të mëngjesit në zonën e Unazës së Re, një situatë e re e çuditshme është krijuar.

Policia ka bllokuar lëvizjen në të dy krahët e Unazës së Re sit ë automjeteve dhe të njerëzve. Kjo ka sjellë irritm tek qytetarët të cilëve i duhet të kalojnë në këtë segment për të arritur në punë ose në shkollë, e megjithatë kordoni i policisë nuk ka lejuar asnjë lëvizje.

Në njoftimin e saj Policia Rrugore thotë se bllokimi është bërë “për të shmangur rrezikun gjatë lëvizjes në këtë aks, ku po punohet me mjete të rënda” dhe se do të zgjasë deri në përfundim të aksionit të IKMT-së.

Kjo e fundit në një reagim zyrtar ka njoftuar se “janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjerat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga Policia e Shtetit,”.

Prej orës 5 të mëngjesit inspektorët e IKMT, të mbështetur nga forcat e policisë, janë shfaqur në zonën e Astirit ku pas një përplasjeje me banorët e zonës kanë nisur shembjen e ndërtesave. Gjatë përplasjes është përdorur gaz lotësjellës nga policia dhe molotov nga banorët. Kjo ka sjellë lëndimin e disa personave por gjithashtu raportohet për dhjetëra qytetarë të shoqëruar në komisariate. Opinion.al

Share: