Sizmologu i njohur Llambro Duni, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” të gazetarit Sokol Balla ka folur për ngjarjen e rëndë, ku 22 persona humbën jetën dhe rreth 600 të tjerë mbetën të plagosur. Ai tha se priten të tjera goditje, të cilat do të jenë me intensitet të lartë.
Gjithashtu Llambro Duni tregoi se tërmeti pati një fuqi shkatërrimtare për shkak të kohëzgjatjes së tij. Duni pohoi se ky tërmet ishte më i madh se ai i vitit 1979.
“Me ndodhjen e kësaj ngjarje mendojmë se është realizuar skenari maksimal në Ballkan. Ndërkohë, ato që do vijnë më pas do jenë me intensitet të madh” tha ai. Piketisht kjo frikë i ka bërë shumë banorë të Tiranës të flenë në makina anash autostradave./lapsi.al