Nga Fondacioni Albania
Protestë kombëtare më 28 Nëntor, në Tiranë, kundër kastës politike, me Flamurin, për Flamurin! 10 ftesat e Fondacionit Albana
Miq e dashamirës, duke parë mbështetjen që keni dhënë duket qartë, që vendimi juaj është për protestë kundër kastës/klasës politike.
Data e Protestës është 28 Nëntori, ora 11:00, tek shtatorja e Ismail Qemalit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Hotel Rognerit ( për ata që nuk e dinë, te lulishtja mes zyrave të Kuvendit dhe Presidencës).
Fondacioni Albana fton të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen në trojet etnike e Mërgim/Diasporë, dhe në mënyrë të vecantë grupimet e mëposhtme:
10 ftesat
1- Ftojmë miqtë e dashamirësit të na ndihmojnë për një shpërndarje/share të këtij njoftimi, në mënyrë që të lajmërohen sa më shumë shqiptarë
2- Ftojmë gjithë patriotët e grupimet patriotike dhe antiestablishment për bashkëorganizim dhe bashkëpunim
3- Ftojmë gjithë shqiptarët e paangazhuar që flasin me heshtje, që ta shprehin protestën ndaj kastës
4- Ftojmë gjithë shqiptarët që duan demokracinë e vërtetë dhe urrejnë cdo formë autokracie dhe oligarkie
5- Ftojmë gjithë studentët që ndihen të mashtruar e të pashpresë për të ardhmen e tyre
6- Ftojmë gjithë emigrantët që të ndihmojnë protestën nëpërmjet të afërmve dhe miqve të tyre ose ekonomikisht grupimet në qytetet e tyre
7- Ftojmë gjithë shqiptarët që ndihen të grabitur dhe të pasigurtë për të ardhmen e shtëpive, familjeve dhe pronave
8- Ftojmë gjithë biznesin e vogël e të mesëm, që ndihet i rrënuar e në luftë për mbijetesë, prej gjobvënies e sistemit tatimor
9- Ftojmë gjithë të papunët, pensionistët e shtresat në nevojë, të cilët janë pa zë e nuk i dëgjon askush
10- Ftojmë gjithë shqiptarët që ndihen të zhvlerësuar e të kërcënuar prej mekanizmave të këtij sistemi të kalbur
Pse 28 Nëntori ?
Në 28 Nëntor 1912 shqiptarët lidhën dy betime me njëri-tjetrin dhe mes shtresave të ndryshme shoqërore për përmbushjen e projektit të Rilindjes Kombëtare.
1- Betimi i parë ishte për lirinë, Pavarësinë e Shqipërinë Etnike
2- Betimi i dytë ishte për mirëqenien, drejtësinë, sigurinë e shtëpisë, familjes e pronës, si dhe për shtetin kombëtar e demokratik
Sot, të gjithë mund të thonë haptazi se të dyja besat janë shkelur nga kastat politike në pushtet dhe projekti i Rilindjes Kombëtare ka përfunduar në kosh.
Sot, kasta politike është duke përfunduar veprën e saj të shpërbërjes së kombit shqiptar, duke e cuar Shqipërinë drejt humbjes së lirisë e sovranitetit, nga Brukseli drejt Beogradit. Nga Shqipëria Etnike po shkojmë të integrohemi tek Serbia e Madhe, prej Bosnjës në Maqedoni.
Sot, kasta politike është duke përfunduar veprën e saj të grabitjes së plotë të të gjitha pasurive kombëtare dhe të djersës e mundit të gjithë shqiptarëve, të kapjes së përjetshme të të gjitha pushteteve dhe skllavërimit të plotë të shqiptarëve, si dhe të zbrasjes së Shqipërisë nga shqiptarët, i cili ngjan me një spastrim etnik metodik.
Ky 28 Nëntor duhet të jetë edhe Festë për Flamurin e të festojmë për veprën e madhe të Rilindjes Kombëtare, por edhe protestë ndaj kastës politike dhe shkatërrimit të plotë të projektit të Rilindjes Kombëtare.
Le të jetë pra, ky 28 Nëntor edhe Dita e Flamurit Kombëtar, por edhe Dita e Zemërimit Kombëtar.
Dita e Zemërimit Kombëtar, për atë që Shqiperia duhet të ishte dhe NUK është!
Dita e Zemërimit Kombëtar, sepse Shqipëria me këtë kastë NUK mund të bëhet!
Dita e Zemërimit Kombëtar, që shqiptarët e gjunjëzuar të ngrihen në këmbë!