Nga Armir Shkurti
- Nxjerrjen nga rrënojat të viktimave
- Interesimin e madh të politikës (pushtet – opozitë) dhe gjendjen e tyre pranë njerëzve
- Anën emotive ( mesazh i Papës, ç’thonë mediat e huaja …etj)
- Apeli për ndihmë dhe solidariteti
Kjo ka shmangur pothuaj totalisht vëmendjen nga
A. Përmasat sasiore e cilësore të dëmit.
B. Shkaktarët e katastrofës.
ZOTI NUK VRET!!
Për ata që besojnë, Zoti e ka ndërtuar botën dhe e drejton me ligje. Vlen edhe për ateistët. Për ta gjithashtu, natyra funkionon me ligje.
Që një ndërtesë të shembet e fqinja të mos cifloset nuk është seleksionimi mistik. As mrekulli e natyrës. Është përgjegjësi e një sistemi të tërë: që nga politika e tranzicionit me tolerancën kriminale ndaj ndërtimeve , tek mungesa e studimeve sizmike, gjeologjike, gjeodezike etj në projekt. Më tej tek përgjegjësia e projektuesve , arkitektëve….pastaj inxhinierët, teknikët e zbatimit, marrësit në dorëzim….
Për të vazhduar me ustallarët, hekurkthyesit etj që herë për hesap të vet e herë të pronarit kanë lënë një fije hekuri mangut, ca stafa pa vënë, kanë kursyer çimento etj etj etj.
Mbase do thuash: “ne kemi ende njerëzit nën gërmadha e tiiii…”
PIKËRISHT!
Që nesër të mos dergjen të tjerë në tërmetin e pas ca viteve! Se po nuk u morëm me këto sot
1. Ndërtuesit e pandëshkuar edhe më zi do na e punojnë!
2. Po na rrëshkutën sot, nesër do ropatemi ” jo fonde…jo buxheti” ndërkohë që dëmet t’i paguajnë sot fajtorët kokërr më kokërr, me fitimet nga gjaku i 26 nëntorit 2019.
P.S: Foto është thjesht ilustrimi se Zotin apo Natyrën, nëse i respekton, nuk kanë punë me ty! Kjo kullë gjigande është ndërtuar brenda në det. Por nuk e ruan Zoti! As Natyra! Kjo as bie e as çahet se nuk vjedh njeri hekurin e çimenton dhe se e ndërtojnë njerëz me shkollë e jo halldupër të tranzicionit shqiptar