Home KRYESORE Rama “lëshon” Agim Kajmakun: PS nuk bëhet strehë e askujt që shkel...

Rama “lëshon” Agim Kajmakun: PS nuk bëhet strehë e askujt që shkel ligjin

Kryeministri Edi Rama “lëshon” edhe kryetarin e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmakun. Pas një reagimi të parë, në një dalje nga selia e PS-së ku theksoi se “institucionet janë institucione”, shefi i qeverisë me një postim në Twitter, thekson se PS nuk do bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin.

“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje. Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë”, shkruan shefi i qeverisë.

Ky është kryebashkiaku i dytë i PS-së, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit që “bie” nga ligji i dekriminalzimit. Për Valdrin Pjetrin e Shkodrës, Rama ka thënë se ishte një gënjeshtar, ndërsa u provua se nuk kishte deklaruar në formularin e dekirminalizimit arrestimin dhe dënimin në Itali.

Pas një mbledhjeje prej gati një ore, KQZ vendosi me pesë vota përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kajmakut në krye të Bashkisë. Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se vendimi mund të apelohej brenda 45 ditësh.

Kajmaku nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se kishte qenë i proceduar penalisht në shtetin grek duke shkelur ligjin për dekriminalizimin./ Opinion.al

Share: