Home KRYESORE Sizmiologu grek: Epiqendra nga më aktivet në Shqipëri

Sizmiologu grek: Epiqendra nga më aktivet në Shqipëri

Një nga ekspertët më të mirë grekë të sizmologjisë, Eftimios Lekas, ka udhëtuar pasditen e sotme në Shqipëri, i shoqëruar nga dy sizmologë të tjerë.

Ai është drejtor i Entit Shtetëror të Mbrojtjes nga Tërmetet. Lekas ishte në Shqipëri edhe pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Ai tha për për agjencinë e lajmeve ANA-MPA se zona ku ishte epiqendra e tërmetit është më aktivja në Shqipëri, që historikisht ka dhënë tërmete të fuqishme.

Lekas tha se tërmeti, që u ndje deri në Selanik, nuk mbart rreziqe për t’i transmetuar lëkundjet në territorin grek./ Burimi: TV Klan 

Share: