Home KRYESORE Studenti i ve flakën vetes: Macron të mbajë përgjegjësi për vdekjen time

Studenti i ve flakën vetes: Macron të mbajë përgjegjësi për vdekjen time

Një student 22-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi i ka vënë zjarrin vetes në shenjë proteste ndaj presidentit francez, Emmanuel Macronit, dy paraardhësit e tij, lideren e të djathtës Le Pen dhe Bashkimin Evropian.

Studenti i cili është në vit të dytë në universitetin e Lionit, ka pësuar djegie në 90% të trupit, ndërsa pak para se të vendoste për të ndërmarrë një akt të tillë, ai ka postuar në rrjetet sociale problemet e tij ekonomike, ndërsa ka thënë se nuk mund të paguante detyrimet financiare prej 450 eurosh në muaj.

Studenti i vuri flakën vetes para mencës së universitetit. Studentët e tjerë që ndodheshin aty janë përpjekur që të shuanin flakët, por 22-vjeçari u dogj pothuajse në të gjithë pjesët e trupit.

 “Le të luftojmë kundër ngritjes së fashizmit, i cili vetëm na përçan.. dhe liberalizmit që krijon pabarazi. Akuzoj Macron, Hollande, Sarkozy dhe BE për vrasjen time, për krijimin e pasigurive për të ardhmen e të gjithëve. Gjithashtu akuzoj Le Pen dhe mediat për krijimin e situatave të frikës”, shkruante 22-vjeçari./Opinion.al

Share: