Ditën e sotme Qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në Tiranë dhe Durrës të cilat janë edhe qarqet më të prekura nga tërmeti 6.4 ballë.
Rama u shpreh së vendimi për shpalljen e gjendjes së emergjencës nuk u mor më herët për shkak se nuk ishte mbledhur kabineti qeveritar, pasi kishin shkuar në terren, në zonat e prekura nga tërmeti.
Në vendimin e marrë nga qeveria për shpalljen e gjendjes së emergjencës thuhet se;
1-Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë, si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26.11.2019, për një periudhë jo të më të gjatë se 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
2-Krijimi i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile ( KNEC), si organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore.
3-KNEC-ja kryesohet nga Kryeministri dhe kë në përbërje anëtarët, si më poshtë vijon:
- Ministrin e Mbrojtjes
- Ministrin e Brendshme
- Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
- Ministrin e Financave dhe Ekonomisë
- Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë
Vendimi përcakton që në mbledhjet KNEC-së marrin pjesë me kërkesë të kryetarit përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mbrojtjes civile dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie mbrojtjen civile dhe ndihmën humanitare. Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë:
Institucionet publike
a) té realizojné plane masash organizative dhe administrative pér pérballimin e gjendjes sé fatkeqésisé natyrore;
b) té pérdorin burimet financiare té parashikuara né buxhetin vjetor, si dhe té rivlerésojné buxhetin e tyre vjetor, né pérputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesé té paparashikuara;
c) té véné né dispozicion burimet njerézore dhe logjistike;
¢) té caktojné objektet shtetérore né pérgjegjésiné e tyre té administrimit, qé mund té vihen né dispozicion pér strehimin e popullsisé sé evakuuar;
d)té marrin masa té tjera të ndihmojné né pérballimin dhe lehtésimin e pasojave té fatkeqésisé;
dh) pérjashtimisht, procedurat e prokurimit pér mbulimin e nevojave emergjente, si rezultat i démeve té shkaktuara nga térmeti i datés 26 néntor t’i zhvillojné né rrugé shkresore;
e) ministrité té ngrené grupe pune, pér koordinimin e ndihmave me strukturat e mbrojtjes civile.
Strukturat operacionale té sistemit té mbrojtjes civile:
a) té vendosin dhe té zbatojné masa té vecanta pér garantimin dhe rritjen e sigurisé sé shtetasve né zonat e prekura nga fatkegésia;
b)té aktivizojné dhe té organizojné procedura té evakuimit pér popullsiné e rrezikuar;
c) té organizojné kontrolle té njéanéshme ose né bashképunim me komunitetin té banesave dhe objekteve private pér gjetjen e té mbijetuarve dhe té viktimave té fatkeqésisé, si dhe procedurat e detyruara pér kryerjen e shérbimeve funerale.
Subjektet private
a) té respektojné procedurat dhe masat pér evakuimin dhe strehimin e té evakuarve;
b) té informojné lidhur me té dhénat gé ndihmojné institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile né pérballimin e gjendjes sé fatkegésisé;
c) té pérfshihen né detyra té vecanta, né pérputhje me pérgatitjen, aftésité dhe me nevojén pér té ndihmuar né kapércimin e gjendjes sé fatkegésisé natyrore;
¢) té mbyllin pérkohésisht veprimtarité e tyre, si dhe té kryejné shérbime té ndryshme né funksion té pérballimit té fatkeqésive, apo dhe té prodhojné artikuj té emergjencés, pér té cilat do té kompensohen nga buxheti i shtetit sipas marréveshjeve;
d) té mos vjelin tarifat e kalimit rrugor pér mjetet e angazhuara né pérballimin e gjendjes sé fatkeqésisé natyrore.
Vendimi ka disa përcaktime të rëndësishme edhe për qytetarët
a) té zbatojné urdhrat, masat dhe udhézimet e autoriteteve té mbrojtjes civile, si dhe té ndjekin procedurat e kérkuara, né ményré té vecanté pér evakuimin;
b) té informojné lidhur me té dhénat gé ndihmojné institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile né pérballimin e gjendjes sé fatkegésisé;
c) té pérfshihen né detyra té veganta, né pérputhje me pérgatitjen, aftésité dhe me nevojén pér té ndihmuar né kapércimin e gjendjes sé fatkeqésisé natyrore.
8. Pér procedurat, afatet dhe strukturat shtetérore pérgjegjése pér vlerésimin e démeve do té zbatohen rregullat e pércaktuara né vendimin nr.329, daté 16.5.2012, té Késhillit té Ministrave, “Pér kriteret dhe procedurat e dhénies sé ndihmés shtetérore financiare pér mbulimin e démeve té shkaktuara nga fatkeqési natyrore ose fatkeqési té tjera té shkaktuara nga veprimtaria njerézore”.
9. Kompensimi i subjekteve pér pasurité e démtuara nga térmeti do té béhet me vendim té Késhillit té Ministrave./ Opinion.al