Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të së martës. Nga goditjet e forta të tërmetit humbën jetën dhjetëra persona, qindra të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa u shkaktuan dhe dëme të shumta materiale.
Pas tërmetit shkatërrues, qytetarët shqiptarë, por dhe vendet e huaja janë solidarizuar me personat e prekur duke ofruar ndihmën e tyre.
Mësohet se Emiratet Bashkuara Arabe, duke u solidarizuar me gjendjen e Shqipërisë, do të dërgojnë ndihma humanitare me vlerë 3 milion euro.
“Përmes shoqatës së saj humanitar, Gjysmë Hëna e Kuqe e Emirateve, Emirat e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihma urgjente me vlerë 3 milion euro”, shkruhet në “Twitter”./Opinion.al