Home KRYESORE Tërmeti i fuqishëm/ Qeveria dhe Presidenti në terren

Tërmeti i fuqishëm/ Qeveria dhe Presidenti në terren

Tërmeti i fuqishëm që trondit Shqipërinë ka lënë shumë ndërtesa të dëmtuara dhe njerëz të lënduar madje dhe viktima.

Zona më e dëmtuar është ajo e Durrësit. Atje mësohet se tani ka mbërritur kryeministri Rama.

Ndërkaq, në zonën e Thumanës dyshohet të ketë patur viktima nga shembja e banesave. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha raportohet se është duke mbërritur atje në mbështetje të banorëve.

Lajme nga presidenca ndërkohë bëjnë të ditur se në Spitalin e Traumës po mbërrin presidenti Ilir Meta.

“Shpresojme te mos kete viktima te tjera per shkak te ketyre lekundjeve. E rendesishme eshte te evidentohen te gjitha banesat e demtuara dhe nese ka qytetare te cilet kane nevoje per ndihme te menjehershme. Kerkohen raportime me te shpejta per situaten ne zonat me te prekura. Dua te falenderoj personelin mjekesor qe eshte ne gatishmeri te plote. E gjithe Shqiperia eshte tronditur shume rende dhe shpresojme te mos kemi viktima te tjera. Sot eshte e rendesishme te jemi prane njerezve ne nevoje!”, tha Presidenti Meta nga Trauma. /Opinion.al

Share: