Home KRYESORE Tërmeti i fuqishëm, reagon Edi Rama

Tërmeti i fuqishëm, reagon Edi Rama

Kryeministri Rama ka reaguar në Twitter mbi tërmetin e fuqishëm që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë.

“Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura. Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë”, shkruan Rama në Facebook.

“Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë, të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë”, shkruan Rama.

Share: