Home KRYESORE IGJEUM: Goditja kryesore ka kaluar, por qëndroni jashtë

IGJEUM: Goditja kryesore ka kaluar, por qëndroni jashtë

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nëpërmjet një deklaratë është shprehur se goditjet kryesore kanë kaluar, por duhet të qëndrojmë jashtë pasi pasgoditjet mund të shkaktojnë dëme.


“Në zonën epiqendrore qytetarët këshillohen të qëndrojnë jashtë pasi pasgoditjet që përvijojnë mund të shkaktojnë dëmtime te mëtejshme”, thekson IGJEUM.

Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi vendin orët e para të kësaj të marte. Tërmeti ra në orën 03:54 minuta dhe ishte me epiqendër 16 kilometra nga Shijaku dhe 34 kilometra nga Tirana. Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra.

Vetëm pak minuta më vonë, në orën 04:03 minuta, lëkundjet u pasuan nga një tjetër tërmet me magnitudë 5.3 të shkallë Rihter, me epiqendër 30 kilometra nga Tirana dhe 15 kilometra nga Vora, me thellësi 10 kilometra. Të dy këto tërmete u pasuan nga lëkundje të tjera me magnitudë më të ulët./ Opinion.al

Share: